The floods on the North, there is no risk of opening gates

The visit of the minister Gjiknuri in the hydro power plants and the situation of the floods of previous days in Shkoder, Lezhe and Fushe Kruje.

Pas ndërprerjeve të reshjeve, bie niveli i ujit në zonat e përmbytura të Lezhës dhe Shkodrës. Sipas të dhënave nga Shtabi i Emergjencave, përgjysmohet sipërfaqja e përmbytur në zonat përreth Lezhës. Aktualisht 1200 hektarë toke rezultojnë nën ujë. Situata mbetet problematike në zonën e Zadrimës ku ende 400 hektarë tokë janë të përmbytura, ndërsa 50 banesa raportohen të dëmtuara nga vërshimi i ujit. Edhe në fushën e Torovices 800 hektarë toke vijojnë të jenë nën ujë. Drejtues nga bordi i kullimit, bëjnë të ditur se hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë për largimin e ujit nga zonat e përmbytura. Pas pushimit të reshjeve edhe në Shkodër raportohet rënie e nivelit të ujit. Rreth 2500 hektarë toke rezultojnë ende të përmbytura në Velipoje, Dajç dhe komunën Ana e Malit. Ministri i Energjetikes, Damian Gjiknuri, është njohur nga afër me situatën në hidrocentralin e Vaut të Dejes dhe Komanit. Edhe pse ka rritje të prurjeve nga reshjet, sipas kreut te energjetikes, aktualisht nuk ka rrezik për hapje të portave. Por nëse kjo do të jetë e nevojshme në ditët në vijim, Ministri Gjiknuri siguron se hapja e portave do të bëhet e kontrolluar duke lajmëruar dhe evakuuar më parë banorët.

Pubblication date: 25/01/2014
Read news: Vizion Plus