The road Lushnje-fier is blocked by floods

The road Lushnje-Fier is blocked because of floods.

Për të udhëtuar nga Lushnja në Fier, Vlorë apo anasjelltas veç makinës të duhet edhe mjet lundrimi. Duket qesharake por është e vërtete. Një pjesë e rrugës nacionale është përmbytur duke e bërë të pamundur kalimin. Makinat e larta tentojnë të çajnë mes ujit, por disa prej tyre e kanë kaluar natën në rruge për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar. Banorë të zonës dhe drejtues mjetesh tregojnë se kjo pjesë fundore e autostradës Lushnje-Fier përmbytet sa herë bie shi, pasi nuk ka të njëjtin nivel me pjesën tjetër të rrugës kombëtare. Kur ende nuk ka një zgjidhje për ketë segment problematik, policia rrugore shpesh herë devijon qarkullimin duke i drejtuar mjetet nga aksi i vjetër.

Pubblication date: 25/01/2014
Read news: Vizion Plus