IDENTIFIKIMI DHE VLERËSIMI I RREZIKUT

UN/ISDR – Zyra e UN per ZRrF [ 15 Janar 2009 ]
 
Një proces analitik i strukturuar, i projektuar për të përcaktuar natyrën dhe përmasat e rrezikut duke analizuar rreziqet e mundshme dhe duke vlerësuar kushtet ekzistuese të cenueshmërisë që së bashku mund potencialisht të dëmtojnë njerëzit e ekspozuar, pronat, shërbimet, mjetet e jetesës dhe mjedisin nga i cili ata varen.
 
Koment: Vlerësimi i rrezikut (dhe hartat e rrezikut të bashkangjitura) përfshijnë: një përmbledhje të karakteristikave teknike të rreziqeve të tilla si vendndodhja e tyre, intensiteti, frekuenca dhe probabiliteti; analiza e ekspozimit dhe cenueshmërisë duke përfshirë dimesionet fizike sociale, shëndetësore, ekonomike dhe mjedisore; dhe vlerësimi i efektivitetit të aftësive përballuese mbizotëruese dhe alternative në lidhje me skenarët e mundshëm të rrezikut. Kjo seri aktivitetesh është e njohur shpesh si një proces i analizimit të rrezikut.process.


Find more on Risk identification and assessment