Politika, plane dhe Legjislacion për ZRrF

Qëllimi i politikave dhe legjislacionit është të krijojë një bazë formale për arritjen e objektivave të ndonjë organizate qeveritare ose jo-qeveritare, institucioni apo të biznesit i cili adapton dhe zbaton ato. Rrjedhimisht, politika dhe legjislacioni arrijnë qëllimin e tyre përmes dy mënyrash të ndryshme. Megjithatë duhet theksuar se ato janë zhvilluar shpesh në mënyrë simultane dhe mund të plotësojnë njëri-tjetrin.
 
Një politikë është një grup udhëzimesh për marrjen e vendimeve dhe arritjen e rezultateve racionale. Megjithatë, politikat jo gjithmonë përshkruajnë atë që është bërë në të vërtetë, por përqëndrohen në atë që duhet bërë dhe pse këto aktivitete janë kaq kritike. Si, ku dhe kur për arritjen e objektivave janë të përshkruara qartë në procedurat, strategjitë, planet ose protokollet.
 
Ndërsa politika mund vetëm të udhëzojë procesin e vendim-marrjes, legjislacioni mund të shërbejë për shumë qëllime të tjera të cilat përfshijnë: rregullimin, autorizimin, ndalimin, dispozitat, sanksionin, deklaratën ose kufizim.
Planet janë dokumenta të përgatitura nga një autoritet, sektor, organizatë ose ndërmarrje që përcakton qëllimet dhe objektivat specifike me veprime për të përmbushur këto objektiva.


Find more on DRR Policy, Plan and Legislation