Zvogëlimi i rrezikut nga fatkeqësitë


 

 

Koncepti dhe praktika e reduktimit të rreziqeve nga fatkeqësitë përmes përpjekjeve sistematike për të analizuar dhe menaxhuar faktorët që shkaktojnë fatkeqësitë, edhe përmes ekspozimit të reduktuar ndaj rreziqeve, zvogëlimit të cënueshmërisë së njerëzve dhe të pronave, menaxhimit të zgjuar të tokës dhe mjedisit dhe gatishmëria e përmirësuar për ngjarje të pafavorshme.

Koment: Një qasje gjithëpërfshirëse për të zvogëluar rreziqet nga fatkeqësitë është e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara – Hyogo Framework for Action (HFA), e miratuar në vitin 2005, rezultati i pritshëm i të cilit është “Ulja e konsiderueshme e humbjeve nga fatkeqësitë, në jetët dhe pasuritë sociale, ekonomike dhe mjedisore të komuniteteve dhe shteteve.” Sistemi “Strategjia Ndërkombëtare për Reduktimin e Fatkeqësive” (ISDR) ofron një mjet për bashkëpunim mes qeverive, organizatave dhe aktorëve të shoqërisë civile për të ndihmuar në zbatimin e HFA.
Vini re se ndërsa termi “zvogëlimi i fatkeqësive” përdoret ndonjëherë, termi “zvogëlimi i rrezikut nga fatkeqësitë” ofron një njohje më të mirë të natyrës së vazhdueshme të rreziqeve nga fatkeqësitë dhe potencialin e vazhdueshëm për të zvogëluar këto rreziqe. (përkufizim nga UN/ISDR – Zyra e UN për ZRrF, 15 janar 2009)”