KOSOVA

Kuadri institucional


 

Agjencia e Menaxhimit Emergjent
Misioni i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.
Misioni i Agjencisë është të mbështesë qytetarët dhe ekipet e ndihmës së shpejtë për të garantuar se ata funksionojnë si një organ i vetëm për qëllimin e zhvillimit, mirëmbajtjes dhe rritjes së kapaciteteve tona për t’u përgatitur, mbrojtur, reaguar dhe rimëkëmbur nga të gjitha rreziqet potenciale, qofshin nga natyra apo nga njeriu.

AME do të:

  • japë informacione në lidhje me normat dhe menaxhimin e ndërtimit të hapësirave urbane dhe jo urbane;
  • mësojë njerëzit si të përballen me fatkeqësitë;
  • ndihmojë në krijimin e njohurive për përgatitje lokale dhe kombëtare në raste emergjence;
  • koordinojë reagimin ndaj fatkeqësive;
  • ofrojë asistencë për komunat, komunitetet, bizneset dhe individët në raste fatkeqësish;
  • trajnojë menaxherë emergjencash;
  • mbështesë shërbimin zjarrfikës dhe
  • menaxhojë të gjithë kohëzgjatjen e ciklit të fatkeqësisë.

Note: Shënim: Kohëzgjatja e ciklit të fatkeqësisë është procesi nëpërmjet të cilit menaxherët e emergjencave përgatiten për rastet e emergjencave dhe të fatkeqësive, reagojnë ndaj tyre kur ndodhin, ndihmojë njerëzit dhe institucionet të rimëkëmben shpejt prej tyre, zbusin efektet e tyre të dëmshme, reduktojnë rrezikun e humbjeve dhe parandalojnë përsëritjen e fatkeqësive në të ardhmen.


Figura 1 – Struktura e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent – burimi Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.