Shqipëria

Kuadri ligjor


 

Ligji 8756, “Për emergjencat civile” u miratua nga Parlamenti në mars 2001 dhe krijoi bazën ligjore të shërbimeve të emergjencës civile shqiptare, të vendosura nëpërmjet një rrjeti strukturash qëndrore dhe lokale jo-ushtarake.
 
Ligji 8756 ishte lëvizja e parë drejt krijimit të një sistemi më modern të Mbrojtjes Civile që përballet me sfida të reja dhe më komplekse dhe kërkesa operacionale. Ligji përfshin planifikimin, parandalimin dhe përgatitjen dhe përcakton koordinimin e parë ndërmjet aktorëve të ndryshëm në operacionet në përgjigje të emergjencës civile. Ligji i konsideron të dy tipet e fatkeqësive, ato të shkaktuara nga rreziqeve natyrore, përfshirë tërmetet, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës, ortekët, erërat e forta, zjarret në pyje dhe epidemitë dhe fatkeqësitë e shkaktuara nga njeriu, duke përfshirë aksidentet e transportit, zjarret urbane, shpërthimet, dëmtim i digave, derdhje NBK, trazirat dhe lufta. Qeveria është e njohur zyrtarisht si aktori i parë në emergjencat civile. Detyrat e saj janë parandalimi, zvogëlimi dhe rregullimi i çdo dëmi të pësuar nga popullsia, kafshët, pronat, trashëgimia kulturore dhe mjedisi. Sipas nenit 5 të ligjit 8756, Këshilli i Ministrave ka përgjegjësinë e përgjithshme për planifikimin e emergjencave civile dhe reagimin, ndërsa një Komitet Ndërministror (KNM) i koordinuar nga Kryeministri duhet të vendoset nga Këshilli i Ministrave në rast emergjence kombëtare. KPM-ja mbledh të gjitha ministritë e përfshira në kuadër të operacioneve të emergjencës civile në një strukturë koordinuese të vetme, me qëllim për të përshpejtuar vendimmarrjen, veçanërisht në rastet e kërkesave ndërkombëtare për ndërhyrje nëpërmjet agjencive ndërkombëtare.
 
Ministria e Brendshme ka përgjegjësinë e përgjithshme për menaxhimin e mbrojtjes civile (Art. 8). Ligji 8756 krijoi një drejtori teknike, të quajtur Departamenti për Emergjencat Civile, Planifikimit dhe Përgjigjes (Sherbimi i Emergjencave Civile), pjesë e Ministrisë së Brendshme, i cili është përgjegjës për implementimin dhe zbatimin e ligjit në nivel lokal. Komisioni Teknik Konsultativ i Ekspertëve, pjesë e drejtorisë, këshillon mbi aspektet teknike të Mbrojtjes Civile. Departamenti për Planifikim dhe Përgjigje të Emergjencës Civile mund të drejtojë investime nga institucionet publike në kërkime në parashikimin dhe parandalimin e fatkeqësive (neni. 11). Prefektët janë përgjegjës për menaxhimin civil emergjent në çdo qark (Art. 13), përmes komisioneve vendore (Art. 14) dhe Shërbimet e Emergjencave Civile të krijuara në bashki dhe komuna (Art. 15 -17). Miratimi i ligjit 8576 është ndjekur nga disa vendime që kanë për qëllim përcaktimin e detyrave dhe rolet e aktorëve të ndryshëm të Mbrojtjes Civile. Vendimi 644, shkurt 2002, thotë se Instituti i Gjeoshkencave, dhe Instituti i Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Universitetit Politeknik të Tiranës, janë organet zyrtare të monitorimit për Departamentin e Emergjencave Civile, Planifikimit dhe Përgjigjes. Departamenti mund të përfshijë institutet studimore dhe të dhënat në fushën e planifikimit, zvogëlimit, paralajmërimit e hershëm, gatishmërisë dhe reagimit. Vendimi 663, Dhjetor 2002, përcakton detyrat e Komisionit Këshillimor Teknik, i cili përbëhet nga anëtarë të përhershëm, anëtarë të përkohshëm dhe anëtarë të ftuar qëllimi kryesor i të cilëve ishte përgatitja e Planit Kombëtar të Emergjencave Civile. Në dhjetor 2004 Këshilli i Ministrave të Shqipërisë miratoi Planin e Emergjence Civile Kombëtare, zhvillimi i të cilit u mbështet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar.
 
Arsyeja e planit ishte të theksohej pjesëmarrja e shoqërisë civile në kuadër të strukturave të Mbrojtjes Civile dhe përcaktimi i strategjisë dhe objektivat kryesore të Departamentit të Emergjencave Civile, duke përdorur praktikat e mira të BE-së, si një pikë referimi dhe pas shqyrtimit të zhvillimeve më të gjera rajonale në Ballkan. Plani përcakton rolet dhe detyrat e të gjitha institucioneve qeveritare me rëndësi dhe organizatave civile të përfshira në Mbrojtje Civile për të gjitha fazat e menaxhimit të emergjencave. Një theks i veçantë është vënë në bashkëpunimin e Shqipërisë me vendet e tjera. Plani Kombëtar përfshin studime të vlerësimit të rrezikut të kryera nga të gjitha institucionet e rëndësishme dhe organizatat në Shqipëri. Ai nxjerr në pah rolin e të gjitha institucioneve dhe organizatave të përfshira në fazat e ndryshme të menaxhimit të emergjencave. Ligji 8756 është modifikuar më pas nga komisionet institucionale dhe teknike, dhe qëllimi ishte për të paraqitur në Parlament draftin e një ligji të ri. Sipas ligjit të ri Struktura e Departamentit të Emergjencave Civile do të bazohet në një skemë më funksionale dhe të gjithanshme që duhet të thjeshtojë zinxhirin e sistemit të mëparshëm të komandës dhe kontrollit të rëndë, të ngurtë dhe të centralizuar. Një sistem i integruar i komunikimit dhe paralajmërimit të hershëm për emergjencat civile do të futet si një Qendër Operative 112 e unifikuar. Për më tepër, struktura e re e Mbrojtjes Civile do të miratojë një sistem multi-nivel, duke theksuar rolin e niveleve lokale, kompetencat dhe përgjegjësitë e të cilëve do të rriten dhe zgjerohen për të përfshirë aktivitetet parandaluese dhe planifikuese nën përgjegjësinë e prefektëve.