Përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike


 

 

Rregullimi në sistemet natyrore ose njerëzore në përgjigje të stimujve klimatike aktuale ose të pritshme apo efektet e tyre, të cilat ndryshojnë dëmtimin ose shfrytëzojnë mundësitë e dobishme. Koment: Ky përkufizim trajton problemet e ndryshimeve klimatike dhe është me burim nga sekretariati i United Nations Framework Convention on Climate Change (UNFCCC). Koncepti i gjerë i përshtatjes gjithashtu i aplikohet dhe faktorëve jo-klimatike të tilla si erozioni i tokës apo subsidenca. Përshtatja mund të ndodhë në mënyrë autonome, për shembull me anë të ndryshimeve të tregut, ose si rezultat i politikave dhe planeve të qëllimshme për përshtatje. Shumë masa për zvogëlimin e rrezikut të fatkeqësive mund të kontribuojnë në mënyrë direkte për një përshtatje më të mirë. (Përkufizimi nga UN/ISDR – Zyra e UN për ZRrF 15 Janar 2009)